2023 VITI I LEPURIT-PARIMET E FENG SHUI NË INTERIOR

2023 VITI I LEPURIT-PARIMET E FENG SHUI NË INTERIOR

2023 VITI I LEPURIT-PARIMET E FENG SHUI NË INTERIOR

Feng Shui i gjen rrënjët në ideologjinë taoiste, e cila beson se ka disa forca në lojë në mjedis që duhet të optimizohen.
Viti i Ri Kinez fillon më 22 janar 2023 dhe është Viti i Lepurit – lepurit të ujit, për të qenë të saktë.
Duke qenë se viti 2023 është viti i lepurit të ujit,sipas zodiakut kinez, i cili është elegant, paqedashës, i butë dhe i adaptueshëm, pritet të jetë edhe viti i shërimit. Kur bëhet fjalë për të pasur Feng Shui të mirë në banesën tuaj, duhet të sillni elementin e tokës , sipas kësaj kafshe të zodiakut.Kristali Jade,  mund t’ju ndihmojë të kanalizoni të gjithë fatin në banesën tuaj.
Në bazë të studimeve te ekspertëve,do të thellohemi më thellë se si mund të bëni rregullime të veçanta për dizajnin e brendshëm të shtëpisë tuaj, sipas Vitit të Lepurit,

NGJYRAT E VITIT
Për Vitin e Lepurit, ngjyrat me fat janë AZURE BLU,APPLE GREEN,IMPERIAL YELLOW,FEIRY RED,PEARL WHITE .Prandaj, dekori i Feng Shui-t duhet t’i pasqyrojë këto.

FENG SHUI PËR DHOMËN E NDENJES

Një dhomë e ndriçuar mirë, e ajrosur pa rrëmujë është ideale.Rekomandohet përdorimi i bimëve në vazo për të tërhequr energjinë pozitive të elementit të drurit. Ekspertët thonë se duhen shmangur bimët me gjemba (kaktusët) dhe të mbahen në hapësirën e banimit bimët me gjethe të rrumbullakosura mirë. Përdorimi i akuariumeve inkurajohet gjithashtu.Një këshillë tjetër e rëndësishme është të siguroheni që asnjë prej mobiljeve të mos ketë kurrizin e drejtuar nga dyert dhe duhet të ketë skaje të rrumbullakosura. E njëjta gjë vlen edhe për skulpturat e përdorura në shtëpi. Forma e tyre nuk duhet të jetë e theksuar.

FENG SHUI PËR DHOMEN E GJUMIT
Një dhomë gjumi është një nga dhomat më të rëndësishme në shtëpi, pasi është një vendstrehim për shumicën prej nesh pas një dite të gjatë pune.Është shumë e rëndësishme që shtrati juaj të jetë në një pozicion komandues. Kjo do të thotë që kur jeni mbështetur në shtratin tuaj, duhet të jeni në gjendje të shihni derën, por ajo nuk duhet të përballet drejtpërdrejt me ju. Gjithashtu, nuk duhet të ketë pengesa apo rrëmujë në dhomën tuaj të gjumit.
Nga paleta e ngjyrave të vitit bluja dhe jeshilja e hapur funksionojnë më së miri për dhomën tuaj . Përqendrohuni në përdorimin e tyre në formën e mbulesave të shtratit, jastëkëve. Gjithashtu, ngjyrat e tokës dhe përdorimi i qeramikës mund të tërheqin energji pozitive, e cila do ta bëjë jetën tuaj më të qëndrueshme dhe do të keni shëndet të mirë.

FENG SHUI PËR KUZHINEN
Përdorimi i ngjyrës së verdhë dhe kafe do të thotë ushqim, bluja dhe jeshile është për vitalitet, ndërsa e bardha dhe grija janë për gëzim. Ekspertët e Feng Shui rekomandojnë përdorimin e të gjitha këtyre nuancave në kuzhinë me një nuancë të kuqe ose portokalli për frymëzim. Hiqni dorë nga mbajtja e sendeve të thyera me çdo kusht.

FENG SHIU PËR TUALETIN

Sipas rekomandimeve të Feng Shui, tualeti juaj nuk duhet të jetë kurrë në drejtim të hyrjes së shtëpisë. Një vend i favorshëm për vendosjen është verilindja.Tualeti ka burimin më të ulët të energjisë. Prandaj, ato duhet të vendosen në këtë drejtim, sipas hartës Bagua. Përdorni e nuancave të lehta dhe të ngrohta si blu bruz, jeshile, pjeshke, rozë, e bardhë, e bardhë kremoze dhe e verdhë.Rekomandohet përdorimi i pasqyrave ovale dhe ndriçimi i butë.

Leave a Reply