ARREDOJMË SË BASHKU SHTËPINË NË STILIN MODERN

ARREDOJMË SË BASHKU SHTËPINË NË STILIN MODERN

ARREDOJMË SË BASHKU SHTËPINË NË STILIN MODERN

Termi “moderne” në ditët e sotme përdoret shumë për të përshkruar gjëra të reja,veshje,aksesorë apo mobilje.
Në përshkrimin e dizajnit të brendshëm,priremi të përdorim shumë termin “modern”,por a e perdorim vërtet atë saktë?
Dizajni modern I brendshëm karakterizohet nga një game ngjyrash,linja të pastra,forma gjeometrike te qarta.
Nëse po mendoni te arredoni shtëpinë në këtë stil,më poshtë do të shqyrtojme disa nga konceptet e stilit modern.

XHAM ,BETON & CELIK
Përvec funksionit që keto materiale kanë,të kompozuara se bashku do ti shtonin ambjentit një lojë te bukur mes ngjyrave dhe materialeve.Të përshtatura më mobilje me dimensione të mëdha hapësira juaj do të merrte përdorimin e termit “Moderrn”.

LINJAT ABSTRAKTE
Linjat abstrakte,të perdorura në mobilje apo aksesore janë një tjeter element që karakterizon stililn Modern të arredimit.

HAPËSIRË E HAPUR
Një zonë e hapur midis hapësirës se ndenjes,ngrënies dhe kuzhinës ndihmon në eleminimin e objekteve tëpanevojshme brenda një shtepie duke nxitur.

DRITARE TË MEDHA
Dritaret e medha nuk janë vetëm modorne,por edhe tepër të domosdoshme kur bëhet fjalë për dritën dhe ajrin e pastër.

PALETA E NGJYRAVE
Stili modern i arredimit përqafon ngjyrat e tokës, gri e bardhë.Përfshin gjithashtu ngjyrat pastel.Por,për ju që deshironi të guxoni dhe të luani me ngjyrat me dinamike,blu, e kuqe apo e verdhe do të qendronin perfekt.
Të përshtatura në faqet e murit,mobilje apo piktura të varura ,shtëpia juaj do të dukej si një vepër arti.

Leave a Reply