“BUKURI NË THJESHTËSI” – STILI MINIMALIST

“BUKURI NË THJESHTËSI” – STILI MINIMALIST

“BUKURI NË THJESHTËSI” – STILI MINIMALIST

Ka shumë mënyra për të interpretuar jetesën minimaliste.Idetë minimaliste mbi jetesën kanë qarkulluar për një kohë te gjatë. Ka shumë ide praktike se pse të jetuarit me më pak gjëra dhe të qenit i organizuar për gjërat që zotërojmë mund të sigurojë një mënyrë jetese më të mirë.
Minimalizmi mund të rrisë qëndrueshmërinë e një hapësire.Një faktor i rëndesishëm në ketë epokë të re të punës nga shtëpia. Linjat e pastra dhe hapësirat e ajrosura nxjerrin në pah funksionin kryesor të nje dhome.
Pas një dizajni Minimalist ështe gjithmonë përshtypja e thjeshtësisë ekstreme,ndoshta një deshirë për tu larguar nga dinamika e jetës sonë të përditshme.Disa e duan ketë stil për thjeshtësinë dhe linjat e drejta,tek disa të tjerë kjo pamje përcjell ndjesinë e një ambjenti të ftohtë.
Dizajni minimalist shpreh më shumë sesa duket në sy.Ka bukuri në thjeshtësi.

SKEMA E NGJYRAVE

Paleta monokromatike e ngjyrave e përbërë nga e bardha, bezhë dhe gri janë tipike për hapësirat e dizajnuara me stil minimalist. Por, t’i thuash “PO” ngjyrës nuk do të thotë automatikisht se po fton kaos në botën tënde të minimalizmit. Duhet të ruani parimet e formës dhe funksionit në një linjë të qartë që lidh dizajnin tuaj të brendshëm.

MOBILJET
Sa më pak mobilje aq më mirë. Zgjidhni mobiljet me lartësi të ulët.Duhet të ketë vetëm aq mobilje sa nevojitet që një hapësirë të funksionojë

DEKORIMI I MUREVE
Zgjidhni një vepër të vetme arti me madhësi të madhe për një dhomë dhe lëreni të dominojë . Edhe pse në fillim mund të duket kundër rregullave të dizajnit minimalist, kjo eshte një mënyrë elegante për të shtuar personalitet ambientit tuaj.Shtojini ngjyrë dhe jetë një hapësire , duke ruajtur rreth saj mobilje të thjeshta.

AKSESORËT
Minimalizëm nuk do të thotë të heqësh dorë nga gjithçka. Nëse ka një jastëk, batanije ose karrige të veçantë që ju pëlqen, e cila përshtatet në mënyrë të përkryer me dizajnin tuaj, është mirë ta mbani atë. Sigurohuni që të arredoni një hapësirë që i përshtatet nevojave tuaja.

Zakonisht, ka shumë hapësirë boshe në dhomë, mobiljet janë ose të integruara ose të lira. Hapësira duhet të funksionojë, rrjedha e lëvizjes brenda hspesirës duhet të planifikohet me kujdes. Hapësira minimaliste është zakonisht një plan i hapur,i pa rrëmujshëm.Karakteristik e rëndësishme në dizajnin minimalist është funksionaliteti i tij.


Leave a Reply