FENG SHUI-NXISIM RRJEDHËN POZITIVE TË ENERGJISË NË TË GJITHË SHTËPINË TONË

FENG SHUI-NXISIM RRJEDHËN POZITIVE TË ENERGJISË NË TË GJITHË SHTËPINË TONË

FENG SHUI-NXISIM RRJEDHËN POZITIVE TË ENERGJISË NË TË GJITHË SHTËPINË TONË

Filozofia e lashtë Kineze që fokusohet në krijimin e harmonisë midis njerëzve ndërtesave dhe natyrës.Bazohet në një besim me modelet e YIN&YANG  dhe rrjedhën e energjisë(Chi)që kanë efekt pozitiv dhe negativ.
Ndërsa ky përshkrim mund të tingëllojë abstrakt dhe mistik,parimet e dizajnit të brendshëm të FENG SHUI janë në fakt të lehta për t’u zbatuar në praktikë.Dekorimi i  brendshëm i Feng Shu-it synon të përmirësojë aspekte të ndryshme të jetës suaj,duke ju vënë në sinkron me mjedisin ku jetoni ndërsa energjia hyn në banesën tuaj.
Si rezultat do të kemi një estetikë shtëpie më të shëndetshme,të pastër dhe harmonike.

HYRJA E SHTËPISË
A nuk ka kuptim që vendi i parë qe shihni kur hapni derën tuaj është nje vënd i rëndësishëm për të pasur energji të mirë? Në Feng Shui Hyrja e shtëpisë përfaqëson mënyrën se si energjia hyn në jetën tuaj. Nesë keni hapësire,shtoni disa bimë dhe piktura.Gjithmonë përpiquni të përfshini një raft këpucësh varëse për palltot apo dhe mbajtëse për cadrat e shiut.Ështe e rëndësishme që të gjitha këto sende të kenë vëndin e tyre.

SENSI I LËVIZJES TË QENDROJË I PASTËR
Mendoni se si lëvizni nëpër hapësirën e banesës suaj dhe përpiquni që ta bëni kalimin sa më të pastër.Largoni mobiljet te cilat mund te pengojnë kalimin e lirshëm në ambientin e shtëpisë.

SHKONI NË VERTIKALITET
Shtoni ndricim ku drita ngrihet në lartësinë e faqës së murit.Gjithashtu mund të shtoni një bimë të lartë në një kënd.Nësë keni hapësirë në dhomë vendosni disa rafte librash të gjatë.

POZICIONIMI I MOBILJEVE NË BANESË
Në FENG SHUI,një nga parimet më të rëndësishme është pozicioni i mobiljeve.
Krevati,Tavolina,soba janë elementet kryesor në filozofinë e kësaj praktike.Gjëja kryesore këtu është të jeni në gjendje të shihni derën kur jemi duke përdorur keto mobilje.Përshembull,nëse jemi të shtrirë në krevat apo të ulur në travolinën e punës ose të ngrënies,nuk duhet te jeni në të njejtën linjë,por as të keni shpinën pas dërës.E gjithë kjo vendosje është në mënyrë të tillë që të merrni më shumë energji.

SHTONI GJELBËRIM
Motoja juaj e re e jetës duhet të jetë “KUR JENI NË DYSHIM,SHRONI MË SHUMË BIMË”.Bimët mishërojnë energjinë e jetës, kështu që ato do të shtojnë freski dhe vitalitet ne shtëpinë tuaj.

AMBIENTI I PASTËR
Sipas koncepteve të FENG SHUI-T rrëmuja sjell energji negative në familje.
Jo vetëm që duket jo tërheqëse,por rrëmuja mund të jetë e rrezikshme dhe per shëndetin e banorëvë.
Pastrimi I hapësirës së shtepisë,tavolinës së punës etj ,jo vetëm që do t’ju bëjë të ndiheni më pak të stresuar,por gjithashtu do të krijoj një ndjenjë rregulli në kohë të tilla kaotike.
Sipas konceptit Feng Shui, dritaret janë sytë e shtëpisë ndaj le të qendrojnë te pastra për të maksimizuar rrezet e diellit.

Qëllimi I FENG SHUI-T është të ftojë “chi” positive në banesën tuaj,në mënyrë që jeta juaj të ndihet me energji dhe e ekulibruar,dhe është një mënyrë e thjeshtë për të përmirësuar atmosferen e hapësirës suaj.

Leave a Reply