Tendenca e ngjyrave 2024

Tendenca e ngjyrave 2024

Tendenca e ngjyrave 2024

Mirëqenia në shtëpi është padyshim një temë kryesore për vitin 2024. Një botë që mund të duket shumë e ashpër, njerëzit kërkojnë ngjyra që qetësojnë, ngjyra të buta dhe të ngrohta, ngjyra që na ushqejnë dhe na ofrojnë rehati.
​Boja është një nga mënyrat më të lira për t’i dhënë personalitet dhe për të freskuar një hapësirë.Është elemeti që ndihmon hapësirat të ndihen ftuese dhe qetësuese,duke vepruar si një ndarje nga ritmi i shpejtë i jetës së përditshme.
Ngjyra është një gjuhë dhe si e tillë luan një rol thelbësor në shprehjen personale.Ngjyrat me të cilat e rrethojmë veten ndikojnë në thelb në disponimin tonë dhe shprehin personalitetin tonë. Zgjedhja e nuancës perfekte për të arreduar shtëpinë në fund të fundit vjen në preferencën personale.
Frymëzohuni nga tendencat kryesore të ngjyrave për vitin 2024 sipas ekspërtëve.

Blu Nova nga Benjamin More (825)
Blue Nova është menduar të jetë e gjithanshme, e krijuar për të vendosur një ekuilibër midis dizajnit tradicional dhe atij modern.
Blue Nova 825 është një ton tërheqës që balancon thellësinë,intrigën dhe sigurinë klasike.

Peach Fuzz nga Pantone (13-1023 TXC)
Nuanca rozë-portokalli është shumë e këndshme dhe mund të shërbejë si një alternativë e ngrohtë për ngjyrën gri ose kremin gjatë ndryshimit të shtëpisë tuaj Përdoreni ngjyrën në
dhomën e gjumit dhomën e ndenjes ose në tualet, për një ndjesi komode të menjëhershme.

 

Upward nga Sherwin-Williams
Një nuancë optimiste,e pastër, e qetë dhe e freskët.
Përdoreni këtë nuancë,duke lyer muret ose tavanet me ngjyrën blu të çelur.

Bay Blue by Minwax
Nuancat e frymëzuara nga oqeani janë rritur në popullaritet kohët e fundit.Bay Blue është miksim midis bashkëkohores dhe klasikes.Ngjyra e këtij viti nga Minwax ka për qëllim të ndezë krijimtarinë kur planifikoni projektin tuaj të ardhshëm për arredimin e shtëpinë.

Viridis nga Graham & Brown
Një ngjyrë e bukur jeshile e heshtur, Ngjyra e Vitit 2024 nga Graham&Brown është kuruar për të krijuar një hapësirë të ngrohtë dhe mikpritëse, duke ofruar një atmosferë qetësuese.Viridis është mishërimi i përsosur i kodrave të gjelbra.

Thermal nga C2 PAINT
Thermal,një nuance e blu-së së pastër dhe të lehtë.Kjo nuancë ka për qëllim të evokojë botën natyrore.Thermal na kujton një qiell të madh blu dhe një sërë nuancash blu të pafundme që na ofron natyra .

Cracked Pepper nga Behr
Një e zezë “me pluhur” mund të ishte përshkrimi i bojës së vitit 2024 nga kompania Behr.Hija mund të jetë e guximshme për disa.Është një e zezë e butë e cila ju zgjon shqisat. Ju bëheni të vetëdijshëm për hapësirën në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga sa bëni me një ngjyrën blu, të bardhë etj.